Sport Ndërkombëtar

Xhimshiti e vazhdon rrugëtimin me Atalantën

Berat Xhimshiti

Nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient.

Berat Xhimshiti – ka gjetur gjuhën e përbashkët me Atalantën – për vazhdimin e kontratës.

29 vjeçari – ka firmosur me skuadrën italiane – deri në vitin 2026.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam zgjatur kontratën me Atalantën. Mezi pres të kem edhe më shumë momente të suksesshme në këtë klub”, ka shkruar ai në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Djimsiti Gjimshiti Berat (@djimsitiberat)

Qendërmbrojtësi shqiptar ka zhvilluar 23 ndeshje – në Serie A në këtë sezon.

Ai vazhdon të jetë ndër futbollistët kryesorë të Atalantës – në repartin defanziv.
Teksa – së bashku me Marush Kumbullën – konsiderohen si “muri” i kombëtares shqiptare.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 20 milionë euro. /Shqip.com