Sport Ndërkombëtar

Xhimshiti: Do e kërkojmë fitoren ndaj Young Boys

Berat Xhimshiti

Atalanta do të luajë në udhëtim te Young Boys, të mërkuren me fillim nga ora 21:00.

Në prag të këtij takimi që zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, për media ka folur reprezentuesi shqiptar, Berat Xhimshiti, shkruan Shqip.com.

Xhimshiti ndër të tjera ka thënë se edhe në këtë ndeshje do hyjnë për të arkëtuar pikët e plota.

“Ne do të bëjmë si gjithmonë, ashtu si në Serie A dhe Ligën e Kampionëve do të shkojmë për ta fituar këtë ndeshje. E dimë që është shumë e vështirë të luash aty, mbi të gjitha edhe për barin sintetik. Por edhe skuadra e Young Boys është e fortë. Ne do të kërkojmë ta fitojmë patjetër këtë ndeshje”, u shpreh ai fillimisht.

Tutje, qendërmbrojtësi shtoi se është i fokusuar 100 për qind në këtë ndeshje dhe nuk i interesojnë rezultatet e tjera.

Tuttosport: Milan open talks with entourage of Atalanta centre-back -  competition from Ajax
Berat Xhimshiti

“Nuk mendoj se do të jetë avantazh fakti që e dimë rezultatin e ndeshjes tjetër. Ne do të zbresim në fushë si gjithmonë për të kërkuar 3 pikët dhe nuk na intereson shumë çfarë bëjnë të tjerët. Nëse do të marrim 3 pikët jemi në rregull me objektivin. Duhet thjesht të shohim përpara”, tha për fund Berati.

28 vjeçari është ndër futbollistët kryesorë të repartit defaniziv të skuadrës italiane edhe këtë sezonë.

Kohëve të fundit ka pasu problem me një lëndim, por tashmë ka lënë gjithçka prapa krahëve dhe është i gatshëm t’i ndihmojë ekipit.

Ndërsa, Atalanta gjendet në pozitën e tretë më Grupin F, me pesë pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

Duke marrë prarasysh që Villarreali dhe Manchester United kanë nga shtatë pikë dhe do përballen ndërmjet vete, atëherë italianët do tentojnë me çdo kusht të përfitojnë nga kjo mundësi./Shqip.com