Sport Shqiptar

Xhevdet Shabani bëhet me skuadër të re

Xhevdet Shabani - bëhet me skuadër të re

Në “Fadil Vokrri” zbarkoi si një transferim “bombasitk”, por gjërat nuk shkuan aspak mirë.

Xhevdet Shabani ndau rrugët me bardhëkaltërit – pas vetëm gjashtë muajve, teksa sot është bërë me skuadër të re.

Shabani i është bashkuar Malishevës, ekip që këtë sezonë është rikthyer në Superligë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e klubit.

“Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash. Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tone”, është shkruar ndër të tjera – në këtë njoftim.

Sulmuesi në fjalë ka përvojë të madhe në supe dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për malishevasit.

Për disa vite – ai kishte qenë ndër futbollistët kryesor të Dritës, me të cilët u shpall kampion i Kosovës.

Sa i përket renditjes, Malisheva gjendet në vendin e shtatë – pas përfundimit të sezonit vjeshtor.

Deri më tani, kjo skuadër ka arkëtuar pesë fitore, katër barazime, teksa është mposhtur nëntë herë.

Gjithsej ka 19-të pikë, 16-të më pak se Gjilani që është lider, por deri në fund të kampionatit kanë mbetur pa u zhvilluar edhe 18-të gjiro. /Shqip.com

Tabela e Superligës