Sport Shqiptar

Xhevahiri më i ri i “Xehtarëve”

(Foto: KB Trepça) Erjon Kastrati

Erion Kastrati vazhdon aventurën te Trepça.

Sezoni i tyre tejet i mirë, u prish vetëm me humbje ndaj Golden Eagle Yllit në finale.

Trepça ishte thuajse e padalashme edicionin që lamë pas, me një lojë agresive dhe shumë kompakte.

Tani, nga edicioni i ardhshëm, ata do të kenë në duar të tyre një xhevahir tjetër në skuadër.

Erjon Kastrati, Golden Eagle Ylli

Erjon Kastrati është prurja më e re në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Ky kalim i basketbollistit cilësohet si më i madhi dhe më i bujshmi në këtë afat në Superligë.

Postimi i KB Trepçës, Facebook

Kastrati transferohet te Trepça si lojtari kryesor te Ylli, duke arritur që të fitoj titullin kampion dy herë rresht me suharekasit, dhe një trofe të Ligës Unike.

‘Xehtarët’ me zyrtarizimin e Kastrarit, do të jetë përsëri pretendente për titullin kampion. /Shqip.com