Sport Ndërkombëtar

Xherdan Shaqiri viziton klubin e Chicagos në Basketboll, nderohet me një fanellë

Xherdan Shaqiri

Futbollisti me prejardhje shqiptare që luan në kampionatin amerikan të Futbollit, Xherdan Shaqiri duket se ka gjetur kohë edhe për basketboll.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Shaqiri shihet se ka qenë prezent në një ndeshje basketbolli të Chicago Bulls në NBA.

Shaqiri që tashmë luan për ekipin e Chicago Fire në Futboll duket se po i pëlqen edhe sporti i basketbollit.

Shaqa është transferuar tek skuadra amerikane nga Lyon i Francës.

Xherdan Shaqiri gjatë prezantimit në Amerikë

Shaqiri me këtë transferim është bërë lojtari më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë tek skuadra Chicago Fire.

Kontrata e tij me klubin amerikan do të zgjasë deri në vitin 2024. Klubi amerikan besohet që ka paguar një shumë rreth 7 milionë euro për ta sjellur anësorin shqiptar në radhët e veta./Shqip.com