Sport Ndërkombëtar

Xherdan Shaqiri nuk udhëton me Zvicrën në Serbi

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri nuk udhëton për në Novi-Sad për ndeshjen e Zvicrës ndaj Bjellorusisë. Kjo është bërë e ditur të dielën nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Ai është i lënduar dhe ka lëshuar ndeshjen e fundit të skuadrës amerikane, Chicago Fire.

Mungesa e Shaqirit është goditje ndaj Zvicrës për ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.

Në përfaqësuesen helvetike tani janë dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

“Trajneri i ekipit nacional, Murat Yakin, do të jetë pa shërbimet e Xherdan Shaqirit dhe Gregor Kobelit për ndeshjet kualifikuese ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit. Ata mungojnë për shkak të lëndimeve. Xherdan Shaqiri nuk do t’i bashkohet ekipit nacional për shkak të një problemi muskulor. Asnjë lojtar nuk është ftuar në vend të tij. Gregor Kobel do të zëvendësohet nga Jeremy Frick i Servettes”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Zvicrës të dielën.

Përfaqësuesja zvicerane të hënën grumbullohet për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Izraelin.

Zvicra më 25 mars luan ndaj Bjellorusisë në Novi-Sad të Serbisë. Ndërsa më 28 mars e pret Izraelin në Gjenevë.

/Shqip.com