Sport Ndërkombëtar

Xherdan Shaqiri asiston një tjetër gol, shpallet lojtari i ndeshjes

Xherdan Shaqiri ka asistuar një gol të shtunën mbrëma, ndërsa Chicago Fire ka barazuar 3:3 në udhëtim me New England Revolution në kuadër të ligës MLS të SHBA-së.

Shaqiri asistoi golin e shënuar në minutën e 10-të nga Georgios Koutsias.

Ai luajti tërë ndeshjen dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Te New England Revolution ka luajtur tërë ndeshjen sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni.

Shaqiri në dhjetë ndeshje në MLS sa i ka luajtur këtë edicion i ka asistuar dy gola.

/Shqip.com