Rozë

Xhensila zbulon një detaj për të dhe Borën që askush nuk e dinte

Xhensila Murtezaj dhe Bora Zemani

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani, para disa ditësh mbushi 30-vjeç.

Kjo u bë e ditur përmes postimeve në rrjetin social Instagram, ku familjarë, koleg e fansa të saj i uruan më të mirën.

Ajo po ashtu u pa në një festë, ku të ftuar ishin edhe artistët e Threedots si dhe këngëtarja, Xhensila Murtezaj, e cila foli shumë fjalë të mira për Borën duke treguar se përherë ka qenë unike.

Ajo zbuloi për herë të parë për Prive se dy bukuroshet shqiptare njihen që 15 vite dhe kanë qenë shoqe klase, ani pse rrugët e tyre u ndanë por shoqëria vazhdoi.

Ndër të tjera ajo bëri publike dhuratën që i bëri Borës duke treguar se i ka blerë një qafore me fjollë bore.

Ndryshe, Bora ka treguar se ky 30 vjetor e gjënë atë shumë të përmbushur dhe më shumë dashuri./SHQIP.com