Rozë

Xhensila uron Besin për ditëlindje: Pa ty jam e verbër

Xhensila Murtezaj dhe Bes Kallaku

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka bërë një dedikim emocional  për aktorin Bes Kallaku, pasi ai feston sot ditëlindjen e tij.

Xhensila  në Instagram ka postuar disa fotografi me Besin  dhe Ajkën, duke e quajtur atë  ‘drita e syve’.

“Zoti të ka shpërblyer me dhuratën më të shtrenjtë të jetës, filizin tonë. Edhe 100 drita e syve të mi, pa ty jam e verbër”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërkohë, kujtojmë që krahas angazhimeve muzikore, Xhensila së fundi ka hapur edhe një klinikë me produkte për lëkurë.

Ndërsa, kënga e saj e fundit është bashkëpunim me Geasy dhe Majk “Mëkati jem”. 

Projekti që një muaj nga lansimi ka marrë mbi 4 milionë klikime në Youtube./SHQIP.com