Rozë

Xhensila Myrtezaj shfaqet krah Donald Veshajt-video bëhet virale në rrjetet sociale

A po pritet ndonjë bashkëpunim mes tyre?

Kjo është pyetja e parë që të vjen ndërmend kur shikon bashkë Donald Veshajn dhe Xhensila Myrtezajn.

Duke qenë se aktori e ka marrë seriozisht punën e muzikës, kjo nuk është diçka që nuk mund të ndodhë.

Së fundmi, Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video, ku duket me Donaldin.

Dyshja duken duke u argëtuar teksa, imitojnë zërin ku thuhet: “Do të bëni pushime këtë vit. Unë pushime jam tërë kohën”.

“Filtri ishte për mua, taksirati të kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash”, -shkruan këngëtarja.

Kjo video ka marrë pëlqime të shumta, teksa komentet në faqen e Xhensilës në TikTok vazhdojnë të jenë të bllokuara./Shqip.com