Rozë

Xhensila Myrtezaj dhe Majk kanë një befasi për fansat

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe reperi Majk kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor.

Ata së shpejti do të publikojnë këngën, për të cilën thonë se kanë punuar shumë.

“Kemi dhënë shpirtin në këtë projekt. Mezi pres ta ndajmë me ju”, ka shkruar Xhensila në postimin e saj.

Kënga titullohet “T’i fala”.

Kujtojmë që Majk, së fundmi ka publikuar bashkëpunimin me Ledri Vulën dhe Capital T.

/Shqip.com