Rozë

Xhensila dhe Kidda ‘godasin’ me projektin e ri (Video)

Fshati Lin i Pogradecit ishte vendi i realizimit të klipit të ri të bukuroshes nga Tirana, Xhensila Myrtezaj.

Këtë herë, këngëtarja vjen me bashkëpunim me këngëtarin Kidda, ndërsa kënga mban titullin “Më do”,

Xhensila vjen me pamje të ndryshme në klip, ndërsa më së shumti zë vend ajo me flokët kaçurrela.

Teksti është shkruar nga Xhensila, Kidda dhe Muma, ndërsa vija melodike është bërë në bashkëpunim mes Xhensilës dhe Elgit Dodës.

Kënga është pritur mirë nga fansat.

/Shqip.com