Rozë

Xheloze në lidhje? Ami ka një këshillë për të gjitha vajzat se si duhet të veprojnë

Ermal Mamaqi dhe Amanda Toska

Amarda Toska bashkëshortja e moderatorit, Ermal Mamaqi është shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo së fundi ka dhënë opsionin pyetje-përgjigje në Instagram për fansat që duan të dinë më shumë për të.

Si gjithnjë, shumë nga ata janë kureshtarë të dinë se çfarë dinamike ka ajo me bashkëshortin e famshëm, Ermal Mamaqin.

“A je ndopak xheloze për Ermalin?”, e pyet një ndjekëse, të cilës Ami ka zgjedhur t’i përgjigjet me sinqeritet të plotë.

Ermali dhe Amarda

“Duhet gjithmonë se i shton lezetin lidhjes. Duhet ta praktikoni të gjithë me pak fjalë, sepse e bën partnerin të ndihet i rëndësishëm për ty”, ka shkruar moderatorja, duke dhënë indirekt një përgjigje, e bashkë me të edhe një sugjerim për të gjitha vajzat dhe gratë që e ndjekin atë. 

Së fundi në media është përfolur së ata do të bëhen prindër për herë të tretë, e një gjë të tillë e ka mohuar ajo.

Ata janë prindër të dy fëmijëve dhe siç po shihet nuk kanë ndonjë plan për fëmijë të tretë./SHQIP.com