Xhelal Sveçla shpall person “non grata” gazetaren ruse, Daria Asmalovan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës gazetaren ruse, Daria Asmalovan.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan”, ka shkruar Sveçla.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës.
Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës, ka shtuar më tutje Sveçla./Shqip.com