Kulturë

Xhavit Beqiri / POEZIA

Xhavit Beqiri, poet, njëherësh studiuesi i njohur i letrave shqipe
Xhavit Beqiri, poet, njëherësh studiuesi i njohur i letrave shqipe

Poezia nuk shpjegon. Poezia nuk shpjegohet.

Ajo është e brishtë, por edhe e pathyeshme.

Ajo është tradita, por edhe vizioni.

Poezia është e thëna, por më shumë e pathëna.

Poezia është klithmë, por më shumë heshtje.

Ajo është mbretëreshë: vetëm përkuluni!

***

Xhavit Beqiri (1971) është autor i katër librave me poezi, një prozë poetike dhe i gjashtë librave diskursivë dhe me studime.

Veprat e Xhavit Beqirit


Krijimet e tij janë prezantuar në disa antologji shqip dhe në gjuhë të huaja.

Po ashtu, ka botuar një numër të konsiderueshëm analizash, recensionesh dhe esesh, në të cilat ka trajtuar dukuri të ndryshme (socio)linguistike dhe vepra të autorëve tanë e të huaj.

/Shqip.com