Kulturë

Xhamia e Gjin Aleksit, dëshmi e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve

Xhamia e Gjin Aleksit, Delvinë, Shqipëri
Xhamia e Gjin Aleksit, Delvinë, Shqipëri

Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, ka vizituar sot në Delvinë Xhaminë e Gjin Aleksit, e vetmja në botë që ka emër të krishterë.

Përmes një postimi në rrjete sociale ministrja thekson se Xhamia e Gjin Aleksit është një objekt i rrallë, dëshmi e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve. 

“E ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri bizantin, kjo perlë e arkitekturës, me vlera të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, ka në oborrin e saj një xhami, një kishë dhe një teqe, si dëshmia më e gjallë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve”, tha Kushi, raporton atsh.

Xhami e Gjon Aleksit është monument i trashëgimisë kulturore në fshatin Rusan-Delvinë. Kjo xhami historike është ndërtuar në shek. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë” dhe mori statusin në vitin 1963.

/Shqip.com