Kulturë

Xhamia e Çarshisë rihapet pas një periudhe të gjatë të restaurimit

Xhamia e Çarshisë - Prishtinë

Pas një përiudhe të gjatë të restaurimit, Xhamia e Çarshisë në Prishtinë po hap dyert për qytetarët.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një video në faqen zyrtare.

“Pas 12 vitesh zvarritje, Xhamia e Çarshisë po i rikthehet komunitetit. Ndërhyrje janë realizuar në dysheme, instalime të ngrohjes dhe ventilimit. Si dhe në oborrin e xhamisë, përfshirë restaurimin e shatërvanit që gjithashtu është aset i trashëgimisë sonë”, thuhet në postim.

Xhamia do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe turistët.

/Shqip.com