Sport Shqiptar

Xhaka tregon pse nuk qëndroi në Ligën Premiere

Granit Xhaka tashmë e ka kompletuar rikthimin në Bundesliga, pasi u largua nga Arsenali në këtë muaj, për të kaluar te Bayer Leverkusen.

Kur u pyet se pse ai zgjodhi të bashkohej me skuadrën gjermane dhe jo një skuadër tjetër në Ligën Premiere, mesfushori ka thënë se nuk dëshironte të luante kundër “Topçinjve”.

“Kam kaluar shtatë vite të mrekullueshme në Arsenal, nuk doja të luaja kundër tyre”, ka thënë fillimisht Xhaka.

 “Nuk ishte e lehtë për mua të largohesha apo për klubin të më linte të shkoja. Ndjeva dashuri dhe respekt nga Edu dhe (Mikel) Arteta, por doja të përballesha me një sfidë të re në Bayer Leverkusen”, ka shtuar më tej ai.

Xhaka u largua nga “Topçinjtë” pas një sezoni spektakolar nën drejtimin e Artetës, ku pothuajse fituam titullin e Ligës Premiere.

Transferimi i tij solli 25 milionë euro në në arkat e klubit, por largimi i tij ka bërë disa tifozë të pakënaqur, pasi  dëshironin që ai të qëndronte në “Emirates”.

/Shqip.com