Sport Ndërkombëtar

Xhaka sqaron situatën e Bukkayo Saka pas humbjes së penalltisë

Mesfushori Granit Xhaka këmbëngul se lojtarët e Arsenalit nuk janë të hidhëruar me Bukayo Sakan, i cili humbi një penallti në ndeshjen ndaj West Ham United.

“Topçinjtë” përballen me Southamptonin në shtëpi pas dy barazimeve të fundit, për më shumë kur kishin epërsinë prej  dy golash (ndaj Liverpoolit dhe West Hamit).

Por, pavarësisht lëshimit të pikëve në garën kundër skuadrës së Pep Guardiolës, Xhaka është i bindur se lojtarët janë gati për të ecur përpara.

“Nuk kemi nevojë të fajësojmë askënd, as Bukayon, as ndonjë lojtar tjetër”, deklaroi mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane. “Dua të them, ai humbi penalltinë. Por, kjo i ndodh jo vetëm atij, por edhe lojtarëve më të mëdhenj se ai”.

“Ky djalë është kaq i ri, ai është 21. Por, ai është aq i fortë mendërisht. Ne nuk jemi të shqetësuar për të. Sigurisht, ai ishte shumë i zhgënjyer, si gjithë skuadra”.

“Ne kemi edhe 10 lojtarë të tjerë në fushë. Ai ka nevojë për mbështetjen tonë ndoshta më shumë tani se më parë. Ai është i ri dhe kjo është një përvojë më shumë për të ardhmen e tij. Por, unë mendoj se ai është aq i fortë mendërisht sa do të rikthehet dhe do ta tregojë të premten”, ka shtuar më tej Xhaka.

Mesfushori deklaroi më tej se ndaj Southamptonit ata presin një lojë të vështirë, por që do të tentojnë me të gjitha forcat t’i mposhtin.

/Shqip.com