Sport Ndërkombëtar

Xhaka pritet të transferohet te kjo skuadër e madhe evropiane

Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenal në fundin e këtij sezoni. Mesfushori do të futet në vitin e fundit të kontratës, prandaj skuadra angleze po shqyrton mundësinë për të përfituar prej tij.

Mikel Arteta ka zbuluar dëshirën e tij për të zëvendësuar Xhakën. Bëhet fjalë për Declan Rice, por West Ham kërkon 100 milionë fundte, një shifër tepër e lartë. Në skenë tani ka dalë një tjetër opsion me Bayer Leverkusen që kërkon shkëmbimin e Xhakës me Moussa Diaby.

Klubi gjerman është gati t’i ofrojë një kontratë afatgjate futbollistit që aktivizohet me Përfaqësuesen zvicerane, diçka që e tundon Xhakën për të shqyrtuar ofertën e skuadrës gjermane.

Arsenal në anën tjetër do të shtonte në organikë një lojtar me shumë cilësi, pasi Diaby ka shënuar 9 gola gjatë këtij edicioni në Bundesligë.

/Shqip.com