Xhaka: Kosova kundërshtari i përsosur për ta luajtur ndeshjen e 100-t

Granit Xhaka pritet ta luaj ndeshjen e 100-t me fanellën e kombëtares së Zvicrës, pikërisht kundër Kosovës.
Ai në një intervistë për Blick ka thënë se Kosova është kundërshtarja e përsosur për ta zhvilluar këtë ndeshje.
“Është shumë emocionuese. Jam tepër krenar që do të luajë ndeshjen e 100 ndërkombëtare të Zvicrës. Dhe pastaj është kundërshtari i përsosur për përvjetorin tim! E gjithë familja ime jeton në Kosovë. Nëse do të kisha ftuar të gjithë ata që donin të vinin, do të më duhej të merrja me qira të gjithë stadiumin. Miqtë e mi më të ngushtë do të jenë me siguri atje. Do të kënaqem me lojën, në fakt i njoh të gjithë kundërshtarët. Sigurisht që do të jap gjithçka për të fituar edhe këtë ndeshje”.
Pas fitores së thellë kundër Burkina Fasos, Kosova përballet me Zvicrën të martën.
Në këtë ndeshje pritet të jetë edhe Xherdan Shaqiri./Shqip.com