Sport Ndërkombëtar

Xhaka e refuzon shiritin e kapitenit

Reprezentuesi i Zvicrës, Granit Xhaka ka refuzuar ta vendos shiritin e kapitenit te Arsenali.

Eddie Nketiah, që zuri vendin e Lacazette, mori shiritin e kapitenit nga francezi dhe u drejtua për t’ia dhënë Xhakës, mirëpo reprezentuesi zviceran e refuzoi.

Xhaka vendosi vetëm të largohet nga Nketiah, kur ky i fundit ia afroi shiritin e kapitenit.

Ishte Kieran Tierney ai i cili morri shiritin, pas refuzimit të Xhakës.

Arsenali mposhti Brentfordit me rezultat 2:1, në Emirates Stadium.

Xhaka ka qenë kapiten i Arsenalit para dy sezoneve, por iu hoq shiriti për shkak të përplasjeve me tifozët.

Së fundmi Arsenali ka pasur probleme me shiritin e kapitenit, pasi që Mikel Arteta ia hoqi shiritin edhe Aubameyangit, disa javë më parë, për shkak të problemeve disiplinore.

Që atëherë shiritin e ka mbajtur sulmuesi, Lacazette.

Arsenali tani gjendet në vendin e gjashtë, në Premier Leaguen angleze./Shqip.com