Lajme

Xhaferi: Rifillimi i punimeve në “Rrugën A”, urimi më i mirë për 2024

Drejtori i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Krenar Xhaferi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Shkallës së Dytë në Gjykatën Komerciale për rinisjen e punimeve në “Rrugën A”.

Ai ka thënë se ky është urimi më i mirë për vitin 2024.

“Gjykata Komerciale dhoma e shkalles së dytë, i hapi rruge rifillimit te punimeve ne rrugen A. Ky është urimi më i mirë për vitin 2024, jo vetëm per mua si Drejtor i Investimeve Kapitale, por edhe i cdo qytetari te Prishtines. Kolegji i Gjykatës Komerciale ka vlerësuar se shtyrja e vendimit ishte kundër interesit publik dhe rrezikonte dëmtimin e palëve të përfshira. Vazhdojmë, nga projekti në projekt”, ka shkruar ai.

/Shqip.com