Lajme Ballkan

Xhaferi nderohet me Dekoratën “Jarosllav i Urti” nga presidenti Zelenskiy

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka njoftuar se është nderuar nga Zelensky, me Dekretin “Jarosllav i Urti” për kontributin ndaj popullit të Ukrainës.

Permes rrjetit Facebook, Xhaferi ka shkruar se ky Dekret është i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërshtetëror.

“Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, ka shkruar Xhaferi.

Tutje Xhaferi ka shkruar gjithashtu se ishte burrështetasi i parë në rajon që kishte vizituar Ukrainën.

Sipas tij guximi i popullit ukrainas po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

“Isha burrështetasi i parë nga rajoni i cili e vizitoi Kievin sepse isha dhe jam i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht”, ka shkruar Talat Xhaferi.

/Shqip.com