Lajme

Xhafer Gashi shkresë institucioneve që kuota e çmimit të energjisë të jetë e ulët në Obiliq

Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka kërkuar që kuota e çmimit të energjisë elektrike të jetë më e ulët në këtë qytet, përcjell Shqip.com.

Gashi ka bërë të ditur se sot është mbajtur takimi me krerët ekzekutiv të Komunës dhe duke u bazuar në Ligjin për Obiliqin, kanë dërguar shkresë institucioneve qendrore për mos ngritjen e tarifave të energjisë.

“Komuna e Obiliqit, institucion i vënë në shërbim të qytetarëve, është e gatshme të ofroj bashkëpunim të plotë me institucionet relevante e përgjegjëse dhe mirëpret që kjo kërkesë të has në mirëkuptim dhe krijimin e zgjidhjes të shpejtë për qytetarët e Obiliqit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo kërkesë e kreut të Obliqit ka ardhur pasi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar  tarifat e reja të energjisë

Në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë, por jo për bizneset. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë./SHQIP.com