Lajme

Xhafer Gashi nga 80 për qind e votave të numëruara është duke fituar

Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit.

Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin është duke fituar nga numërimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga 88 për qind të votave që janë numëruar, 5 mijë e 484 vota i ka Gashi dhe 3 mijë e 574 i ka kundër kandidati e Halil Thaci nga Vetëvendosje.

Xhaferi edhe sipas sondazheve ka fituar mandatin e dytë në komunën që llogaritet më e ndotura nga termocentralet me qymyr që gjenden në këtë komunë, ku prodhohet energjia elektrike për gati tërë Kosovën.