Lajme

Xhaçka takon Escobarin, flasin për zhvillimet rajonale

Olta Xhaçka dhe Gabriel Escobar

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka takuar sot të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas Xhaçkës, ata kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

“Mirënjohje për zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit Escobar për përfshirjen e tij personale dhe të ShBA-së në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

E sigurova atë për përkushtimin e Shqipërisë për thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në dhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal”, tha Xhaçka pas takimit,

/Shqip.com