Lajme

Xhaçka mirëpret vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

Olta Xhaçka, ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë
Olta Xhaçka, ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë

Olta Xhaçka, ministrja e Punëve të Jashtme, ka mirëpritur vendimin e Ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka ka deklaruar se shpreson që vonesa e gjatë dhe e pajustifikuar të shpërblehet.

Mirëpresim vendimin e Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE që i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Le të shpresojmë që pas një vonese kaq të gjatë dhe të pajustifikuar procesi të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”, ka shkruar Olta Xhaçka në rrjetin social Twitter.

/Shqip.com