Lajme

Xhabir Hamiti zyrtarisht ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Xhabir Hamiti ambasador në Emiratet e Bashkaura Arabe.

Xhabir Hamiti është zyrtarisht ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arbae.

Kështu ka njoftuar edhe ambasada e Kosovës në këtë shtet.

Hamiti, i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale te Ndihmës Nënsekretarja për Çështjet e Protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Alya Mohamed Almehrezi.

“Me këtë rast, znj. Almehrezi i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe suksese në kryerjen e detyrave të tij dhe në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh ndërmjet EBA-së dhe Kosovës”.

“Ambasadori i sapoemëruar falenderojë znj. Almehrezi për pritjen dhe shprehu kënaqësinë që përfaqëson vendin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila gëzon një pozicion prestigjioz rajonal dhe ndërkombëtar falë politikës vizionare të Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe”, vazhdon njoftimi. /SHQIP.COM