Sport Ndërkombëtar

Xavit i skadon kontrata, deklarohet Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivon”, ku ka folur për shumë ngjarje rreth klubit, prej tyre edhe rinovimi i kontratës së Xavit.

Marrëveshja aktuale e trajnerit të parë të Barcelonës përfundon më 30 qershor 2024, pra në fund të sezonit 2023-2024.

“Ai do të rinovojë kur ne të kemi bërë skuadrën ashtu siç dëshiron Xavi dhe kur klubi të mendojë se është koha e duhur”.

“Do të bëhet, por në kohën e duhur dhe kur klubi të ketë qetësinë që i nevojitet. Jo në kulmin e afatit kalimtar”, ka thënë Laporta.

FOTO: football-espana

Një nga çështjet që e shqetëson klubin është edhe situata me “Fair Play-n Financiar”, gjë që është duke e stopuar rinovimin e trajnerit dhe këtë e pranoi edhe Laporta.

 “Xavi duhet të jetë i qetë, sepse ai dhe stafi i tij e kanë të garantuar rinovimin. Brenda mundësive të klubit, Xavi dhe stafi i tij do të jenë të kënaqur me punën dhe pagat që përfitojnë”, ka thënë i pari i klubit katalan.

/Shqip.com