Sport Ndërkombëtar

Xavi tregon kush është trajneri më i mirë në botë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes në La Liga, atë në udhëtim ndaj Getafes. Xavi ka elozhe për Pep Guardiolën që e cilëson më të mirin në botë, ndërsa i bën qejfin edhe Gavit.

“Jam shumë i lumtur që te Barcelona e vlerësojnë punën time, flasim thuajse çdo ditë me presidentin. Kemi besim te njëri-tjetri dhe nuk e kemi problem të kuptohemi sa i përket rinovimit të kontratës. Megjithatë, fillimisht duhet të fitojmë La Ligan dhe më pas do të kemi kohën për t’u ulur dhe biseduar”, ka thënë Xavi.

“Jemi në një garë me kundërshtarë të fortë si Real Madrid dhe Atletico Madrid. Duhen merita për të qenë në pozitat ku jemi ne në këtë kampionat dhe qëllimi është ta fitojmë e të renditemi sipër dy skuadrave nga Madridi”, ka shtuar numri një i bankinës së katalonasve.

“Gavi? Nuk do të ishte në asnjë skuadër tjetër kaq i lumtur sa është tek Barcelona, është titullar dhe mjaft i rëndësishëm në fushë. Është një mrekulli kur sheh se është vetëm 18-vjeç, e ardhmja e tij kalon nëpërmjet Barcelonës”.

Guardiola? Unë e konsideroj si më të mirin në botë. Është brilant dhe mbetet numri një, kush kalon nga duart e tij mbetet i mahnitur. Unë sa kam nisur rrugën time tek Barça dhe shpresoj të ndjek gjurmët e Guardiolës, jo vetëm për veten time, por edhe për Barcelonën”, u shpreh Xavi.

/Shqip.com