Sport Ndërkombëtar

Xavi Simons ‘tradhëton’ PSG-në për PSV-në

(Foto: PSV)

Kontratën me parisienët, talenti nuk e rinovoi pavarësisht premtimeve.

Kur të gjithë në kampin e PSG-së priste marrëveshje të re, Xavi Simons bëri atë që di të bëjë më së miri.

19-vjeçari la Parisin për t’iu bashkuar skuadrën holandeze, PSV Eindhoven.

Mesfushorit të talentuar i skadonte kontrata këtë fund qershori, ndërsa kjo e reja në Eredivisie do i zgjasë deri më 2027.

Kurse, te kryeqytetasit francez u transferua në të njëjtën mënyrë në vitin 2019, duke lënë Barcelonën.

Blaugrana ishte shtëpia e tij e dytë, diçka që e kishte deklaruar edhe vetë por që u largua.

Xavi Simons, PSG

Përndryshe, te PSG ai bëri vetëm gjshtë paraqitje për skuadrën e parë, me ç’rast nuk shënoi asnjë gol e as nuk asistoi.

Pa marrë parasysh vendimet e tij paksa kontraverse, Simons mbetet njëri nga talentët më me perspektivë në botën e futbollit modern.

Vlera e tij në treg është rritur prej se nisi aventurën në Francë, dhe tani kap shumën e 4 milionë eurove, sipas rrjetit të transferimeve ‘transfermarkt’. /Shqip.com