Sport Ndërkombëtar

Xavi: Sevilla është favorite për ta fituar Europaligën

Xavi Hernandez

Barcelona ka rilindur në ndeshjet e fundit.

Por, trajneri i kësaj skuadre – Xavi Hernandez nuk mendon që skuadra e tij është favorite për ta fituar Europaligën, pasi këtë epitet ia jep Sevillës.

Trajneri spanjoll këtë dhe shumë të tjera i tha – në konferncën për media – para ndeshjes së të enjtes kundër Galatasarayt.

Xavi: “We lost 3-0 in the away game, that's our reality”
Xavi Herandez

“Unë nuk e shoh veten si një nga favoritët në Europa League. Ne nuk e njohim kompeticionin, nuk e kemi fituar kurrë. Sevilla është më favorite, sigurisht, ne jemi një nga kandidatët, por kjo Nuk ka të bëjë me momentet, duhet ta provosh në fushë. Çdo ndeshje është një provim.

Ne po e presim me padurim ndeshjen ndaj Galasataray. Nuk është Liga e Kampionëve, por ne po luajmë me shpresë, me dinamikë të mirë dhe nëse vazhdojmë ashtu siç jemi, duhet të vazhdojmë kështu. Synimi është të fitojmë ndeshjen, të vazhdojmë me ndjenja të mira me modelin tonë të lojës dhe me rezultatin më të mirë sepse nuk do të jetë e lehtë në Turqi”, tha Xavi fillimisht.

Trajneri spanjoll – potencoi se në skuadrën që ai udhëheq ka një konkurencë të madhe për pozitat e titullarit dhe ndihet keq – që disa futbollistë nuk kanë minutazh.

Barcelona announce return of Xavi as new manager - Quick Telecast
Xavi – sa ishte futbollist i Barcelonës

“Ndihem keq që vendos në pankinë lojtarë që stërviten shumë mirë, si Braithëaite, Riqui, Mingueza dhe Eric. Unë insistoj që ata duhet të vazhdojnë stërvitjen fort”, shtoi ai.

Ish-mesfushori i blaugranëve u pyet nga gazetarët edhe për një transferim të mundshëm të Haaland – në “Camp Nou” – teksa përgjigja e tij dha shumë për të kuptuar.

“Haaland? Kur mund të flasësh me ndonjë lojtar, i thua se çfarë është këtu, mënyra jonë e lojës, stërvitjes. Le ta dijë se ky është klubi më i mirë, qyteti është i mrekullueshëm. Nuk kam parë asnjë lojtar. i cili i tha ‘jo’ Barçës”, potencoi 42 vjeçari.

Barça – aktualisht gjendet në vendin e tretë në La Liga – me 48 pikë të grumbulluara.

Shtatë më pak se Real Madrid – që është lider.

Kurse, paraprakisht në Europaligë e eliminuan Napolin – duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5-3. /Shqip.com