Sport Ndërkombëtar

Xavi pas fitores ndaj Real Madridit: Nuk jam i kënaqur me lojën

FOTO: eurosport
FOTO: eurosport

Gjiganti katalunas Barcelona e ka fituar edhe “El Clasicon” e dytë radhazi.

Barça fitoi në udhëtim ndaj Real Madridit minimalisht 0:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez u shpreh i pakënaqur me lojën me topin.

“Nuk kemi pësuar asnjë shans nga Real Madridi në stadiumin e tyre, është e lavdërueshme. Ne i kemi minimizuar ato. Nuk jam i kënaqur me lojën”, deklaroi Xavi pas ndeshjes në konferencën për media.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të të ndeshjes.

Eder Militao që shënoi autogol, pas topit të pritur nga Courtois.

/Shqip.com