Sport Ndërkombëtar

Xavi: Nuk ka talent më të madh në botë se Pedri

Pedri

Është vetëm 19-të vje֛çar, por te Barcelona ka “peshë” të madhe.

Pedri Gonzales ka lënë lëndimin prapa dhe po kalon momente fantastike me katalunasit.

Trajneri i blaugranëve, Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdatat për 19-të vjeçarin, që sipas tij është talenti më i madh në botë.

“Nuk ka talent më të madh në botë se Pedri. Pedri është i shkëlqyer. Mënyra se si kthehet, koha e tij… Është fantastike. Ai është i mrekullueshëm. Ndoshta ai është lojtari më i mirë në pozicionin e tij në moshën 19 vjeçare. Ne i kërkojmë Pedrit të gjuajë në portë. Ai ka një aftësi që shumë pak e kanë”, tha Herandez ndër të tjera.

Barcelona teen star on Euros team of the tournament agrees new contract  with billion-euro release clause
Pedri Gonzales

Ai po ashtu shtoi se “sot ishim shumë më efektiv. Nëse kjo do të kishte ndodhur kundër Napolit, do të flisnim për një rezultat më të mirë. Sot rezultati na jep arsye, megjithëse mendoj se luajtëm më mirë kundër Napolit”.

Pedri – shënoi një eurogol – sot ndaj Valencias, duke dhënë sinjale që po përmirsohet akoma më shumë

Barcelona gjendet në vendin e katërt në La Liga – me 42 pikë të grumbulluara.

Një më pak se Real Betis – i vendit të tretë dhe 15-të prapa Real Madrid që është lider.

Ndeshjen e radhës – do e zhvillojnë me 24 shkurt – në udhëtim te Napoli, ndeshje e cila do të jetë një test i radhës për Xavin. /Shqip.com