Sport Ndërkombëtar

Xavi “nuk e lëshon” Pjanicin

Miralem Pjanic

Miralem Pjanic e ka mahnitur Xavi Hernandez – me paraqitjet në ndeshjet parasezonale – dhe e ka siguruar biletën për qëndrim në Barcelonë.

Mesfushori boshnjak – që sezonën e kaluar ishte huazim te Besiktasi – është rikthyer në “Camp Nou” – ku e ketë mundësinë që përsëri ta tregojë vlerën e tij.

Sipas – gazetarit të “AS”, Javi Miguel “ boshnjaku do të vazhdojë te Barcelona”.

Teksa, sipas tij – ai është informuar të mërkurën për këtë vendim – nga Xavi dhe ka pranuar që ta ulë pagën – për të qëndruar.

Pjanic ka kontratë valide me katalunasit – deri në vitin 2024.

Teksa, vlera e tij në tregun e transferimeve është 11-të milionë euro. /Shqip.com