Xavi: Ndeshja ndaj Galatasarayt është një finale

Në “Camp Nou” ndeshja mbaroi pa gola.
Gjithçka është e hapur për takimin e së enjtes, ndërmjet Galatasarayt dhe Barcelonës – që nis me fillim nga ora 21:00.
Trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez – në konferencën për media – para ndeshjes ndaj skuadrës turke, ka thënë se ky takim për katalunasit është një finale.

“Kërkoj shumë gjëra nga ekipi në këtë lojë, është një finale, nuk mund të dështojmë dhe duhet të dalim me më shumë intensitet se sa në ndeshjen e parë. Nuk më pëlqeu pjesa e parë, nuk ishte ndeshja që duhej luajtur, pastaj nuk i morëm rastet dhe e gjithë kjo është ajo që duhet përmirësuar”, tha Xavi fillimisht.
Hernandez – po ashtu shtoi se “shpresoj që ata të kenë një qasje të ngjashme me Camp Nou, ne duhet të dimë të sulmojmë, do të jetë një lojë e vështirë, ne nuk shënuam asnjë gol atje”

Barça po kalon formë të mirë së fundmi.
Blaugranët gjendet në vendin e tretë në La Liga, me 56 pikë të grumbulluara.
Kurse, Galata po kalon një kampionat dëshpërues – sepse pozicionohet në vendin e 13-të në Superligën turke. /Shqip.com