Sport Ndërkombëtar

Xavi: Mezi pres të shkoj në “shtëpi”

Xavi Hernandez

Rikthimi i Xavi Hernandez në Barcelonë, duket që është vertëm çështje e ditëve.

Legjenda e blaugranëve, sipas shumë mediave evropiane do të jetë trajner i ri i Barces, ndërsa këtë nuk e ka mohuar as, vetë-Xavi, shkruan Shqip.com.

Në një pronocim për mediat në Katar, ish-mesfushori spanjoll, ka thënë se mezi po pret që të rikthehet në “shtëpi”.

“Mezi pres të shkoj në shtëpi. Shpresoj që të ndodhë. Do të ishte spektakolare të stërvitesh Barçën. Unë jam shumë pozitiv. Tani kam darkë me drejtuesit e Al Saad dhe ata të Barçës”, u shpreh Hernandez.

Ardhja e tij në stolin e trajnerit po pritet me një entuziasëm të madh edhe nga fansat katalunas, shumë prej të cilëve po shpresojnë që ai do e rikthejë, rreshtimin 4-3-3.

Barcelona: Xavi: I want to go back to Barcelona | MARCA in English
Xavi Hernandez

41 vjeçari, ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në karrienë e tij si futbollit, si në nivel ekipi, ashtu edhe me kombëtare.

Keq nuk po i shkon as karriera si trajner, pasi me Al Sadd, është kampion në futbollin elitar në Katar.

Ndërkohë, katalnasit janë duke kaluar në probleme të shumta këtë sezonë dhe gjenden në pozitën e dhjetë në La Liga.

Ndërsa, në Ligën e Kampionëve, kanë gjashtë pikë, nga katër ndeshje të zhvilluara dhe pozicionohen në vendin e dytë./Shqip.com