Sport Ndërkombëtar

Xavi me akuza të rënda: Mourinho e dëmtoi imazhin e Real Madridit dhe ‘El Clasicos’

Finalja e madhe e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet sonte në mbrëmje mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Është një tjetër ‘El Clasico’ që pritet të jetë shumë i luftuar pasi është ndeshje finale dhe fituesi fiton trofe.

Megjithatë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shfaqur shumë respekt dhe admirim për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, por edhe për disa futbollistë madrilenë.

Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës

Tekniku katalunas ka thënë se ka kaluar koha kur ‘El Clasico’ ishte i dhunshëm dhe këtë gjë e kishte instaluar trajneri portugez Jose Mourinho gjatë kohës sa ishte trajner i Realit, derisa Xavi në atë kohë ishte futbollist i Barçës.

“Gjatë kohës që Jose Mourinho qëndroi tek Reali nuk krijoi një imazh të mirë dhe nuk ishte pozitive për askënd, Ai duhet të tregonte dinjitet”, u shpreh Xavi.

Tutje tekniku katalunas foli për Carlo Ancelottin duke e quajtur një zotëri të futbollit.

“Sa i përket Ancelottit, ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe jemi takuar shumë herë. Madje i dhashë një çmim kur isha ambasador në Katar. Ai më duket një person i jashtëzakonshëm dhe një zotëri nga bota e futbollit”.

“Ne duhet t’i përmbahemi linjës së sjelljes dhe të mos harrojmë se lufta mes nesh është vetëm në futboll. Unë e admiroj trajnerin dhe disa lojtarë të Real Madridit dhe nuk kam pse ta fsheh”, u shpreh Xavi.

/Shqip.com