Sport Ndërkombëtar

Xavi kritikon Barcelonën, pas fitores në Cadiz

Xavi dhe Ancelotti

Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez triumfoi 0-4, në udhëtim te Cadizi.

Të gjitha golat – në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë, ani pse Barça dominoi që nga fillimi.

Frenkie de Jong, Robert Lewandowski, Ansu Fati dhe Osumane Dembele e tundën rrjetën – për fitoren e pestë rradhazi.

Por, me këtë paraqitje nuk ka qenë i kënaqur Xavi, i cili nuk është bindur nga performanca në pjesën e parë.

“Në pjesën e parë, ne nuk gjeneruam aq sa prisnim. Në këto lojëra, çelësi është hapja e kanaçes. Duhet të kuptojmë pasimin e fundit, por në përgjithësi jemi të lumtur, pavarësisht se nuk kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer. Është e rëndësishme të shënojmë herët, por mbase i kemi rraskapitur. Nuk është e lehtë të fitosh një ndeshje në këtë stadium”, ka thënë spanjolli.

Xavi Hernandez

Barcelona tash duhet të përgatitet për testin më të madh të stinorit deri më tani.

Katalanasit përballë në ndeshjen e radhës do të kenë Bayernin, në kuadër të Champions League./Shqip.com