Sport Ndërkombëtar

Xavi i mahnitur me këtë futbollist

Barcelona mbërmë e shënoi fitoren e parë në kampionatin e ri, duke  mposhtur Cadizin me rezultat 2-0, ndërsa ndër më të merituarit ishte mesfushori turko-gjerman Ilkay Gundogan, i ardhur këtë verë te Barcelona nga Manchester City.

Trajneri, Xavi Hernandez nuk i ka kursyer fjalët e mira për mesfushorin, duke thënë se ai ka ADN-në e katalunasve.

 “Gundogan është një gur themeli për ekipin. Ai ka ADN-në e Barçës. Ai kurrë nuk e humb topin, bën diferencën me topin dhe gjithmonë merr vendimin e duhur”, tha Xavi për mediat pas ndeshjes.

“Ne e transferuam atë për të bërë diferencën dhe ai këtë po e bën”, tha trajneri katalunas i Barcelonës.

Gundogan ishte një nga lojtarët më të mirë kundër Cadiz. Gjermani dha një asistim, regjistroi pesë pasime të tjera kyçe dhe regjistroi një saktësi të lartë pasimi.

32-vjeçari gjithashtu u faulua pesë herë derisa fitoi katër duele në fushë. Megjithatë, harkimet e tij nuk ishin më të mirat, pasi vetëm tre nga 10 përpjekjet e tij ishin të suksesshme.

/Shqip.com