Xavi i kënaqur me formën momentale të Barcelonës

Barcelona do e kërkoj fitoren ndaj Eintrach Frankfurtit – të enjten, me fillim nga ora 21:00.
Në prag të këtij takimit, në konferencë për media ka folur trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez.
Spanjolli u shpreh i lumtur me formën aktuale të skuadrës – por tha se duhet të jenë të kujdesshëm.
“Unë jam këtu për të ndihmuar lojtarët dhe që Barça të fitojë, jo për të marrë ndonjë lavdi personale, kjo është ajo që më shqetëson më së paku. Jam i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat, por kjo mund të ndryshojë dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Lavdërimi është më i mirë se kritika, por kjo nuk duhet të na ngatërrojë apo të ndalojë së qeni i përulur”, tha ai fillimisht.

Teksa shtoi se “ka momente gëzimi dhe pikëllimi maksimal dhe është e vështirë të menaxhosh, duhet të jesh i përgatitur për to”.
Hernandez – po ashtu foli konkretisht për situtaën të cilën po kalojnë disa futbollistë të Barçës.
“Adama do të jetë një lojtar i rëndësishëm, ka një ndeshje çdo 3 ditë dhe ne duhet të bëjmë rotacion. Rinovimi i Araujo-s nuk ka përfunduar ende, gjithashtu ka një proces të rinovimit të Gavi dhe Robertos, këto janë negociata, shpresoj që Dembele të qëndrojë, e shoh duke shijuar”.

Blaugranët kanë 14-të ndeshja pa humbje në të gjitha kompeticionet dhe synim i tyre mbetet të dalin kampionë në Europaligë.
Momentalisht, Barça gjendet në vendin e dytë të La Ligës – me 57 pikë të grumbulluara.
12-të më pak se Real Madrid, por “mbretërit” kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Shqip.com