Sport Ndërkombëtar

Xavi Hernandez e dëshiron Thiago Alcantara-n nën urdhërat e tij

Thiago Alcantara dhe Xavi Hernandez

Pasi rikthimit të Dani Alves në Barcelonë,  tashmë katalunasit po e kërkojnë edhe një ish-futbollist të tyre.

Sipas shumë mediave në Spanjë, trajneri i ri, Xavi Hernnadez është i interesuar për shërbimet e Thiago Alcantara-s, shkruan Shqip.com.

Mesfushori spanjoll është transferuar te Liverpooli, në verën e vitit 2020, por gjërat nuk kanë shkuar më së miri për të.

30 vjçari ka pasur shumë probleme me lëndime, gjë që ja ka kufizuar minutazhin nën udhërat e Jurgen Klopp.

Ndërsa, përkundër faktit që në sezonën e parë pati minutazh të mjaftushëm, nuk arriti që të përshtatej shumë me ritmin e lojës në Premierligë.

Thiago Alcantara's passing stats against Chelsea were great but a question  mark hangs over Liverpool's new signing
Thiago Alcantara gjatë një ndeshje kampionale me Liverpoolin

Madje, shumë fansa të futbollit anglez, po e cilësojnë Alcantara-n si një “blerje të dështuar”.

Thiago ishte larguar nga “Camp Nou” në vitin 2012, ndërsa ishte transferuar te Bayern Munchen, ku fitu  çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi.

Ironia e fatit, qëndron në faktin se, Alcantara ishte larguar nga Barca, pikërisht për faktin se Xavi Hernandez ishtë startues i padiskutushëm në mesfushë, së bashku me Andres Initesa-n dhe Sergio Busquets,.

Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 25 milionë euro./Shqip.com