Xavi Hernandez e dëshiron Thiago Alcantara-n nën urdhërat e tij

Pasi rikthimit të Dani Alves në Barcelonë, tashmë katalunasit po e kërkojnë edhe një ish-futbollist të tyre.
Sipas shumë mediave në Spanjë, trajneri i ri, Xavi Hernnadez është i interesuar për shërbimet e Thiago Alcantara-s, shkruan Shqip.com.
Mesfushori spanjoll është transferuar te Liverpooli, në verën e vitit 2020, por gjërat nuk kanë shkuar më së miri për të.
30 vjçari ka pasur shumë probleme me lëndime, gjë që ja ka kufizuar minutazhin nën udhërat e Jurgen Klopp.
Ndërsa, përkundër faktit që në sezonën e parë pati minutazh të mjaftushëm, nuk arriti që të përshtatej shumë me ritmin e lojës në Premierligë.

Madje, shumë fansa të futbollit anglez, po e cilësojnë Alcantara-n si një “blerje të dështuar”.
Thiago ishte larguar nga “Camp Nou” në vitin 2012, ndërsa ishte transferuar te Bayern Munchen, ku fitu çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi.
Ironia e fatit, qëndron në faktin se, Alcantara ishte larguar nga Barca, pikërisht për faktin se Xavi Hernandez ishtë startues i padiskutushëm në mesfushë, së bashku me Andres Initesa-n dhe Sergio Busquets,.
Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 25 milionë euro./Shqip.com