Kulturë Kino

“Woman Make Waves”, shfaq filmin kosovar në Tajvan

Filmi kosovar, “Vera andrron detin”, tani do të shfaqet edhe në kinematë e Tajvanit.

Në edicionin e 29-të rë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, në Tajvan “Women Make Waves”, do të shfaqet edhe filmi me regji të Kaltrina Krasniqit.

Kjo ëhtë bërë e ditur përmes faqes zyrtare të filmit, në Facebook.

“Jemi shumë krenarë që jemi përzgjedhur në këtë program të kuruar bukur, ku vështrimi i grave në kinema është festuar historikisht”, thuhet në njoftim.

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Premierën Botërore e ka pasur në Festivalin e Venedikut në shtator të vitit 2021. Prej atëherë, është shfaqur në shumë festivale të rëndësishme botërore dhe ka fituar dhjetëra çmime.

Së fundi në Prifest ku filmi u u shpërblye për regjinë më të mirë.

/Shqip.com