Sport Ndërkombëtar

Wolves “viktima” e radhës e Manchester Cityt

Momente nga takimi

Manchester City ka vazhduar me performancat e mira në Premier Leagua.

Viktima e kësaj radhe ishte Wolves që pësuan me rezultat të thellë 3:0.

U deshën vetëm 52 sekonda që vizitorët të kalonin në epërsi me Kevin De Bruyne që dërgoi në një kros të ulët për Jack Grealish, i cili gjeti golin pa probleme.

City e zgjeroi avantazhin e tij në minutën e 16-të përmes, Erling Haalandit.

Norvegjezi e mori topin në mes të parkut 30 metra larg portës përpara se të drejtonte nga Max Kilman dhe të godiste një gjuajtje me këmbën e djathtë në këndin e poshtëm.

Gjërat shkuan nga keq e më keq për Wolves në mes të pjesës së parë kur mbrojtësi Nathan Collins u përjashtua nga fusha për një sfidë të lartë ndaj Grealish.

Phil Foden ishte gati për të shënuar golin e tretë në minutën e 69-të, duke quar në rrjet një tjetër krosim të De Bruyne.

Me këtë fitore City del në krye të Premier Leagues me 17 pikë, dy më shumë se Arsenali, por kanë edhe një ndeshje më shumë se “The Gunners”./Shqip.com