Lajme

Wolfgang Ischinger: Të gjitha vendet e BE-së duhet ta njohin Kosovën

Ish përfaquesi i Bashkimit Evropian për Kosovën Wolfgang Ischinger ka reaguar pasi që kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë vizitës në Beograd ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës.

Wolfgang Ischinger përmes një postimi në Twitter ka thënë se deklarata e Scholz është gjuhë e qartë për Beogradin.

 “Bravo kancelari Scholz.: Gjuhë e qartë për Beogradin për temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte e dobishme nëse të gjithë anëtarët e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ka thënë Ischinger.

Deklarata e kancelarit gjerman, Olaf Scholz e dhënë në Prishtinë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe për njohjen e Kosovës ka nxitur reagime të shumta./Shqip.com