Sport Shqiptar

Will Daniels, MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar

KB Trepça triumfoi në derbin ndaj Pejës në udhëtim, ku më i miri në parket për mitrovicasit ishte qendra Ëill Daniels.

Ai për 24 minuta në parket kishte 25 pikë, nëntë kërcime, një asistim, dy topa të vjedhur dhe një bllokadë, shkruan Federata e Basketbollit e Kosovës, përcjell Shqip.com.

Daniels ishte më i miri i kësaj ndeshje dhe xhiro së 19-të.

Pas tij vjen Dardan Berisha i Sigal Prishtinës me 26 pikë, 6 kërcime e 7 asistime.

Top 5

Will Daniels (Trepça) 25 pikë, 9 kërcime, 1 asistim

Dardan Berisha (Sigal Prishtina) 29 pikë, 6 kërcime, 7 asistime

Meriton Ismaili  (Ponte Prizreni) 28 pikë, 2 kërcime

Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 6 kërcime

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 13 pikë, 6 kërcime, 2 asistime

/Shqip.com