Sport Ndërkombëtar

Wijnaldum te Roma – vetëm çështje kohe

Wijnaldum

Transferimi i  Georginio Wijnaldum  – në Romë është vetëm çështje kohe.

Mesfushori holandez është në fazën finale të negociatave me skuadrën italiane.

Sipas Fabrizio Romanos – tashmë palët po e diskutojnë vetëm çështjen e pagës.

Wijnaldum zhvilloi 31 ndeshje në Ligue 1, shënoi një gol dhe bëri tre asistime që kur zbarkoi në “Parkun e Princave”.

Teksa, nuk u përfshi fare në ekipin për Ligën e Kampionëve.

31 vjeçari do jetë transferi i dytë në mesfushë për ekipin e udhëhequr nga Jose Mourinho, pasi paraprakisht romakëve i është bashkuar edhe Nemanja Matic./Shqip.com