Wijnaldum te Roma – vetëm çështje kohe
Publikuar:
(31.07.2022 09:54:00)

Transferimi i Georginio Wijnaldum – në Romë është vetëm çështje kohe.
Mesfushori holandez është në fazën finale të negociatave me skuadrën italiane.
Sipas Fabrizio Romanos – tashmë palët po e diskutojnë vetëm çështjen e pagës.
Wijnaldum zhvilloi 31 ndeshje në Ligue 1, shënoi një gol dhe bëri tre asistime që kur zbarkoi në “Parkun e Princave”.
Teksa, nuk u përfshi fare në ekipin për Ligën e Kampionëve.
31 vjeçari do jetë transferi i dytë në mesfushë për ekipin e udhëhequr nga Jose Mourinho, pasi paraprakisht romakëve i është bashkuar edhe Nemanja Matic./Shqip.com